Fejesë në pritje të binjakëve, të festosh për jetën dhe dashurinë në të njëjtën ditë

Të festosh për dashurinë është ndër gjërat më të bukura që mund t’i ndodhë njeriut. Po të festosh dashurinë dhe jetën njëkohësisht? Është një gëzim i dyfishtë dhe s’ka gjë më të mrekullueshme për një çift të ri. Në fejesën e Lorelës dhe Arbrit, të realizuar nga Class Events, ishin të pranishëm edhe dy bebushët e tyre, që ende nuk kishin ardhur në jetë, prandaj u konceptua që të ishte një ditë e dedikuar jo vetëm për mamin dhe babin, por edhe për ta. Për këtë arsye u bë një festë fejese dhe baby shower-i, të dyja në një.

Tema e festës nuk mund të ishte më e përshtatshme se “Celebreting love and life” – “Të festosh për dashurinë dhe jetën”. Stili i dekorit ishte ndryshe nga ata që përdoren zakonisht për baby showers dhe u ndërthur stili modern me atë boho.

Ngjyrat që mbizotëronin ishin okër, blush, bezhë dhe e bardhë. Këndi i fotove u dekorua me një kompozim të madh me tullumbace nude dhe me një shprehje në neon “Twins on the way” – “Binjakët janë rrugës”.

Edhe torta u përshtat me temën dhe ishte e thjeshtë në nuancat e së bardhës me disa prekje të ngjyrës së arit. Ashtu si pjesa tjetër e ambientit, edhe torta u dekorua me pampas dhe me 2 trëndafila; në ngjyrë blush dhe bezhë.

Për të pritur të ftuarit u përdorën dy tavolina të gjata me mbulesë të bardhë, secila për 50 persona. Sipër tyre u vendosën kompozime me pampas, që krijonin një atmosferë boho, por në të njëjtën kohë edhe shumë moderne. Përveç luleve, tavolina u dekorua edhe me qirinj të bardhë, ndërsa mbi sotopjatat në ngjyrë blush u vendos shprehja “Celebrating love and life”, si dhe nga një trëndafil për çdo të ftuar.

Duke qenë se festa u organizua në një mjedis të jashtëm, si “tavan” shërbyen disa drita dhe disa kompozime me pampas që qëndronin në ajër dhe ndërthureshin në mënyrë perfekte me ambientin dhe stilin e dekorit.

Gjithçka në harmoni me atmosferën e festës…

Fotot: Class Photography 

Nëse dëshironi të lini një takim me menaxheret e Class Events mund t’i kontaktoni në numrin e telefonit:

+355 69 60 82 858

Ose mund të plotësoni formularin praktik duke klikuar këtu.

Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com