Trendet e fustaneve të nusërisë 2020, ç’duhet të zgjidhni dhe ç’duhet të shmangni
Edhe pse viti 2020 nisi paksa i mbrapshtë për dasmat, kjo s’do të thotë që s’duhet të mendojmë për to. Nëse jeni nuse e 2020-ës, merreni këtë periudhë si një kohë ekstra për të menduar më shumë për detajet e dasmës dhe fustanit të nusërisë.
Nëse ceremoninë nuk mund ta bëni deri në fund të qershorit, setin fotografik mundeni. Madje me një ofertë të parezistueshme nga Class By Alketa Vejsiu dhe Class Photography. Besojmë keni dëgjuar për ofertën e Class, mjafton të vendosni cilin fustan nusërie të koleksionit të 2020-ës dëshironi, të zgjidhni vendndodhjen e setit dhe Class Photography do të jetë me ju për të memorizuar këtë kujtim special.
Meqë po flasim për fustanin e nusërisë, çfarë duhet të keni parasysh para se ta zgjidhni? Sigurisht që trendet që do të mbizotërojnë këtë vit dhe me shumë mundësi edhe tjetrin.
Linjat e pastra
Para se të zhytemi në zbukurimet ekstravagante që na presin në dasmat e këtij viti, le të qëndrojmë edhe pak te trendi minimalist. Ndërkohë që ky trend nuk është më dominues në pasarela, mbetet i preferuar nga nuset në të gjithë botën. Fustanet që kanë linja të pastra dhe pëlhura të thjeshta pa zbukurime, i bëjnë nuset të ndihen komode. Nëse dëshironi t’i jepni pamjes tuaj minimaliste një prekje tjetër, mendoni të shtoni elemente dramatike nusërie (bishti, velloja, etj.).
Mëngët voluminoze
Nuk po flasim për mëngët e Princeshës Kate, po flasim për mëngët voluminoze, shumë të fryra. I pamë paksa vitin e kaluar, ndërsa tani ata po shfaqen kudo. Por para se të zgjidhni mëngë të mëdha për fustanin tuaj të nusërisë, sigurohuni që t’ju pëlqejnë vërtet, jo t'i zgjidhni vetëm sepse i keni parë ato kudo. Nëse ato nuk janë në stilin tuaj, shanset që të pendoheni për një zgjedhje të tillë më vonë janë shumë të larta.
Shpatullat jashtë
Ky trend vazhdon të jetë shumë i preferuar dhe mendojmë se do të qëndrojë me ne edhe për shumë kohë. Duket si një trend i pakohë dhe është perfekt edhe për setet fotografike.
Ngjyrat
Ne po e shohim gjithnjë e më pak ngjyrën e bardhë nëpër dasma. Shumë nuse moderne dëshirojnë diçka jo tradicionale, duke zgjedhur fustane me ngjyra. Disa nuse guxojnë me ngjyra të forta, ndërsa disa të tjera zgjedhin ngjyrën e shampanjës ose fildishit me qëndisje shumëngjyrëshe. Zgjidhni një fustan me ngjyrë nëse kjo është diçka që e keni dashur gjithmonë. Në të kundërt anashkalojeni këtë trend.
Elementet 3D
Pavarësisht nëse janë petale mëndafshi, shtresa me pala ose rruaza zbukuruese, ne po shohim shumë elemente tri-dimensionale në fustanet e nusërisë. Duket se këto elemente bëjnë atë diferencën që i duhet pamjes së nuses. Shtojini element 3D pamjes suaj nëse dëshironi që të dalloni në dasmën tuaj.
Ekspozimi i këmbëve
Nëse më parë e vetmja gjë që mund të ekspozoje me fustanin e nusërisë ishte qafa, në vitin 2020 fokusi është te këmbët. Ne e duam këtë trend, sepse jo vetëm që duhet të tregoni trupin e dasmës për të cilën keni punuar kaq shumë, por gjithashtu duhet të tregoni këpucët që i keni zgjedhur me aq dashuri. Në varësi të asaj se sa të guximshme jeni, ju mund të zgjidhni sa të hapur e doni të çarën e fustanit. Zgjedhja është juaja!
Pelerinat
Ne e dimë që fustanet me pelerinë nuk janë një trend i ri, por më në fund po i shohim edhe te nuset. Zgjidhni një fustan me pelerinë që jua ekspozon pjesën e dekoltesë, jo që jua mbulon. Gjithashtu zgjidhni një fustan që të mund t’ia hiqni pelerinën, në mënyrë që kur ta ndjeni të nevojshme, pas apo gjatë ceremonies, ta hiqni atë.
Fustanet në foto: Class By Alketa Vejsiu
Nëse dëshironi të përfitoni nga oferta e Class By Alketa Vejsiu dhe Class Photography mund të kontaktoni në numrin +355 69 53 13 893.