Historia e Aferditës dhe Komanit që as shiu në ditën e dasmës s’ua prishi magjinë e dashurisë

Aferdita dhe Komani kanë një histori të veçantë dashurie që lindi në kohën dhe vendin që askush nuk e priste. Jo më kot thonë se rastësia është mbret i botës. Edhe historia e dashurisë së Afërditës dhe Komanit, çiftit aq të ëmbël dhe romantik të Class Events, filloi nga një rastësi.

Ata kishin një mik të përbashkët, por nuk njiheshin bashkë. Derisa një ditë, rastësisht, Aferdita u ndodh në të njëjtin restorant me mikun e saj që ishte i shoqëruar nga Komani. Komanit i ra menjëherë në sy Aferdita, e cila përshëndeti mikun e saj.

Sapo më kishte parë Komani, i kishte kërkuar numrin tim të telefonit mikut tonë të përbashkët dhe pas një dite mora mesazhin e parë nga ai. Krejtësisht i papritur për mua. Këtu filloi kontakti ynë. Isha aq shumë e zënë me punë atë ditë kur mora mesazhin e parë nga Komani, saqë s’kisha kohë t’i lexoja mesazhet. I them asistentes sime ta lexonte dhe kur e lexoi, më tha: Duhet ta lexosh ti vetë. Meqë unë isha duke punuar, e lexova mesazhin pas disa orësh dhe vetëm për respekt të mikut tim i them: Shumë faleminderit për mesazhin, por s’kam kohë. Flasim një herë tjetër! Ndërsa mesazhi i dytë i Komanit e ‘theu akullin’ dhe më befasoi aq shumë, sepse ishte i veçantë. Më bëri kureshtare. Nuk e di pse ndodhi, por ndodhi”, -tregon Aferdita.

Aty filluan mesazhet, bisedat dhe netët pa gjumë që do të pasoheshin edhe nga takimet. Çdo mesazh e bisedë i bënte ata të bindeshin gjithnjë e më shumë që ishin shpirtra binjakë...

Pas 3 muajsh lamë një takim për të dalë për darkë në Prishtinë. Nga momenti i parë vërenim diçka të veçantë mes nesh. Sikur të mos ishte takimi i parë, sikur e njihnim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Si magji: Nuk mund ta shihje, por ishte aty. Më dukej si një ëndërr, surreale! Restoranti ishte plot me njerëz, por mua më dukej sikur vetëm ne të dy ishim aty. E humbëm sensin e kohës, fillova të ndjeja flutura në stomak. Kaluam një mbrëmje të mrekullueshme”, -kujton Aferdita.

Vazhduan bisedat ditë e natë, takimet e njëpasnjëshme dhe kështu lindi dashuria e madhe e çiftit. Derisa erdhi edhe momenti i propozimit. Duket se propozimi është një nga ato momentet e shumëdëshiruara që vjen atëherë kur më pak e pret. Kështu ndodhi edhe për Aferditën:

Nga momenti i parë e kemi kuptuar që lidhja jonë është më shumë sesa fjalët mund ta përshkruajnë. Një lloj magjie! Propozimi ishte i papritur dhe ndodhi gjatë pushimeve. Unë e dija që Komani ishte i duhuri, por nuk kam qenë e përgatitur për hapin që më priste. Shkuam me pushime në Dubai, u përshtatëm me atë vend të bukur dhe aq shumë u relaksuam atje, saqë i harruam të gjitha gjërat tjera rreth nesh. Kur papritur Komani më bëri pyetjen më të rëndësishme që më kanë bërë në jetë. Nuk e di, por vendi më erdhi rrotull. U emocionova shumë dhe sigurisht që i thashë ‘Poooooooooooo’!

Pas Dubait Aferdita dhe Komani u nisën drejt Tiranës për të konkretizuar planet për martesë.

Të dy ishim të mendimit që lidhja jonë meritonte një festë të veçantë. Vendimi më i mirë që morëm ishte që të martoheshim. Vendimi ynë i dytë më i mirë ishte që zgjodhëm Class Event për të realizuar ëndrrën tonë”, -shprehet Aferdita.

Planifikimi filloi, koha kaloi shumë shpejt dhe data u afrua. Nuk kishim pothuajse fare kohë të merreshim me përgatitjet e dasmës me aq shumë angazhime dhe punë që kishim. Ne i konkretizuam planet në momentet e fundit dhe Class Events ia shtoi ideve tona magjinë e vet të pakrahasueshme.”

Duket se moti u mundua të prishte magjinë e dasmës së Aferditës dhe Komanit, por nuk ia doli. Pozitiviteti dhe dashuria e tyre e mundën shiun që donte të shkatërronte ditën më të rëndësishme për ta.

Ne e kishim planifikuar dasmën tonë në një vend të hapur, në natyrë. Ndodhi që atë ditë parashikimet e motit e jepnin për një kohë me shi! Megjithatë unë isha aq e lumtur që po zyrtarizoja lidhjen time me Komanin, saqë asgjë nuk mund të ma ndalte buzëqeshjen atë ditë. Edhe pse të tjerët pranë meje po shqetësoheshin për motin, unë isha pafund e lumtur dhe pozitve.

Shiu nuk pushoi as me afrimin e mbrëmjes, por as çifti dhe as të ftuarit nuk e humbën shpresën dhe besimin. Ndodhi që lutjet e tyre u dëgjuan dhe më në fund shiu pushoi.

Emocionet që i kishim të bllokuara deri në atë moment, shpërthyen jo vetëm te ne, por te të gjithë të ftuarit. Vallëzuam pafund gjithë natën. Pavarësisht këtyre të papriturave, ne atë ditë e kemi pasur pa dyshim "the party time of our lives" deri më tani.

Aferdita dhe Koman u kurorëzuan në një park të gjelbëruar nga të gjitha anët, ndërsa dekori u kurua në detaje nga Class Av Events.

Ngjyrat që mbizotëronin ishin e bardha dhe e gjelbra, pasi pemët rrethonin gjithë vendin. U krijua një “tavan” dritash që i jepte ambientit më shumë ngrohtësi. Tavolinat ishin transparente, të dekoruara me lule të bardha dhe të mbushura me qirinj. Ashtu si tavolinat, edhe karriget u zgjodhën transparente për të mos penguar ndërthurjen e natyrës me dekorin.

Një ndër pjesët më të bukura ishte altari, i cili ishte një altar ëndrrash për çdo çift. Altari transparent me pathin e bardhë u ndërtua mes gjelbërimit, me sfond liqenin.

Aferdita dhe Koman i thanë njëri-tjetrit po dhe u betuan për dashuri të përjetshme me një ceremoni që çdokush do ta kishte zili.

Fotot: Norik Uka

Nëse dëshironi të lini një takim me menaxheret e Class Events mund t’i kontaktoni në numrin e telefonit:

+355 69 60 82 858

Ose mund të plotësoni formularin praktik duke klikuar këtu.

Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com