Në kopshtin e Davidit, për të festuar ditëlindjen e tij të parë
Një ide krejtësisht e re për ditëlindjen e Davidit. Kopshti që u shndërrua në temën e një feste në fshat me element të ndërthurur country, mirëpriste të ftuarit e ditëlindjes së parë të Davidit.
Ngjyra e bardhë dominonte në këtë festë. Nuk mungonin as detajet që thyenin pastërtinë e saj dhe mbanin të ftuarit brenda temës së festës.
Në këndin e fotografive, përveç fotos kujtim që mund të realizonin të ftuarit me Davidin, mund të shikonin edhe fotografi të tij që nga dita e lindjes e në vazhdim.
Një kënd tjetër i ftonte ata të njiheshin me sende të tjera personale të vogëlushit.
Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi ishte këndi i tortës dhe i ëmbëlsirave. Në të ndërthureshin detaje si lule, qirinj, fotografi që e bënin të veçantë gjatë ditës, por edhe gjatë përfundimit të saj.