Një shëtitje në xhungël
Zyrtarisht jemi pak ditë larg verës dhe festat në ambient të hapur janë zgjidhja ideale për këtë kohë.
Zgjidhni ambientin e kopshtit tuaj ose ambientet e jashtme të një restoranti për të festuar ditën e veçantë të fëmijës suaj.
Kjo ditëlindje me temë luanin Roar, pothuajse u festua në xhungël.
Detajet me ngjyrën e verdhë, torta e "nxjerrë nga xhungla" dhe elementet shumëngjyrëshe të ftonin në botën e filmave vizatimorë.