Një festë ditëlindjeje klas me Class
Një tjetër vajzë me shije të hollë e gjithë klas ka zgjedhur t`ia besojë ditëlindjen e saj Class Events! Luxhidra dëshironte që 25-vjetori të ishte i veçantë dhe të mbetej gjatë në memorien e saj dhe në atë të të ftuarve. Me shumë pasion dhe përkushtim, arkitektet e Class arritën të realizonin një dekor që i kaloi pritshmëritë e saj dhe siç është shprehur Luxhidra, kjo ishte një ëndërr e bërë realitet për të!
Ngjyrat mbizotëruese të dekorit ishin ngjyra rozë blush dhe e zeza. Tavolina e të ftuarve ishte pasqyrë që reflektonte magjinë e dritës së qirinjve të bardhë, ndërsa karriget ishin velvet të zeza. Edhe sotopjatat u zgjodhën të zeza dhe sipër tyre ishte vendosur një letër rozë në të cilën shkruhej “Made in 1993”. Emri i çdo të ftuari u shkrua me të bardhë në pusulla të zeza që u vendosën në vendet përkatëse të secilit.
Lulet u përshtatën me pjesën tjetër të dekorit dhe u zgjodhën në ngjyrën e zezë dhe blush pink, por edhe në të verdhë duke u kombinuar me detajet e arta që ia shtonin edhe më shumë luksin dekorit.
Ëmbëlsirat dhe pijet u vendosën në një tjetër tavolinë që ndodhej pranë një këndi të mbushur me tullumbace, edhe këto në ngjyrat e dekorit. Ndërsa torta ishte një “klon” i luleve që i shtuan gjallërinë ambientit dhe dukej sa e ëmbël aq edhe elegante.
Një ditëlindje me Class nuk kishte si të ishte ndryshe!