Një festë delikate dhe e ëmbël për ditëlindjen e Perlës

E bukur, e rrallë dhe shumë e çmuar, ashtu siç janë perlat, e tillë është edhe ajo që festoi ditëlindjen me Class Events! Një ditëlindje me ngjyra të ëmbla dhe të ngrohta për një vogëlushe shumë të veçantë. Një event i kuruar me detaje për t`u bërë pjesë e kujtimeve të njerëzve të pranishëm, por edhe për të pasuruar albumet e tyre fotografikë.

Dekori ishte një ëndërr e bërë realitet! I gjithë ambienti u mbulua nga ngjyra rozë blush që i dha më shumë elegancë dhe finesë eventit. Dyshemeja dhe këndi i ëmbëlsirave u mbushën me tullumbace në ngjyrat rozë pastel, rose gold dhe gri.

Këndi i photobooth-it, ku shkruhej emri i Perlës u dekorua me qirinj të bardhë dhe lule orkide e trëndafila. Edhe ëmbëlsirat u përshtatën me ngjyrat e ambientit, por edhe me emrin e vajzës së ditëlindjes, pasi disa prej ëmbëlsirave ishin në formën e perlës.

Gjithçka e krijuar për të bërë të lumtur Perlën dhe të ftuarit e saj!