Party me temë flamingoje, perfekte për një ditëlindje në verë
Si mund të jetë ndryshe një ditëlindje verore, përveçse me flamingo dhe aromë e ngjyra tropikale? Ditëlindja e radhës e organizuar së fundmi nga Class Events ishte pikërisht me këtë temë, me flamingot ngjyrë rozë dhe delikate, aq të pëlqyera nga vajzat. Ngjyrat e dekorit që dominonin ishin nuancat e rozës dhe jeshilja.
Edhe lulet e përdorura ishin në tonet e rozës me gjethe jeshile tropikale. Po ashtu, tullumbacet ishin në të njëjtat ngjyra si lulet dhe pjesa tjetër e dekorit dhe mbulonin një pjesë të madhe të hapësirës.
Tavolina e bardhë e ulët për vogëlushët u dekorua me tullumbace rozë pastel. Sotopjatat u zgjodhën prej kashte në mënyrë që të përshtateshin në mënyrë perfekte me temën. Ato u dekoruan me nga kuti rozë në formë karameleje. Në mes të tavolinës u vendosën gjethe ngjyrë jeshile dhe rozë për ta sjell atmosferën tropikale edhe në tavolinë.
A ka festë pa ëmbëlsira? Sigurisht që jo! Ëmbëlsirat ishin një pjesë e rëndësishme e festës që e bënë atë të dukej edhe më e ëmbël. Një karrocë e mbushur me ëmbëlsira tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Donuts me flamingo, ëmbëlsira në formë ananasi, akullore, tortat dhe çdo lloj ëmbëlsire tjetër. Një ‘dontus wall’ transparent u mbush me donuts në formë ananasi.
Pjesa më e bukur? Photoboothi i gjithë i mbushur me gjethe tropikale jeshile dhe rozë që kombinoheshin me shkrimin “Let`s Flamingle”. Këndi perfekt për fotot më të bukura të Instagramit!