Martohesh? Do të të frymëzoj me dasmat më të bukura të 2019-ës!
E klikove këtë artikull sepse po mendon të realizosh dasmën e ëndrrave? Apo sepse thjesht të pëlqen të frymëzohesh nga gjërat e bukura? Sido që të jetë ne kemi disa sugjerime për ty dhe shpresojmë të të ndihmojmë sadopak.
Me siguri ke krijuar disa ide në mendjen tënde për ditën e madhe, por kush tha që nuk ka më mirë dhe më bukur se aq? E bukura nuk ka fund, sidomos kur bëhet fjalë për një event aq special sa dasma.
Mund të të themi me plot bindje që dasmat e vitit 2019 të Class Event janë ndër dasmat më të bukura që mund të të kenë zënë sytë. Magjia e përrallave me princesha ka qenë pikërisht ajo që kemi parë të bërë realitet nga Class Events. Dekore ëndrrash, perfekte në çdo detaj!
Më poshtë po përmbledhim disa nga dasmat e 2019-ës që janë realizuar duke perfeksionuar shijen e hollë dhe dëshirat e nuseve që këtë vit ishin protagonistet e ëndrrave që u realizuan nga Class. Të sigurojmë që do ta gjesh veten diku ;)
Një dasmë si ajo e Nejdës, buzë detit në një tendë transparante të mbushur me drita që ngjasojnë si miliona yje.
View this post on Instagram
Si ajo e Elseidit dhe Fiorenzës e organizuar në kalanë e Shkodrës, të cilën Class e shndërroi në një kala nga ato që kemi imagjinuar kur dëgjonim përralla me princesha.
Si ajo e Afronës dhe Bleros, elegante, e bardhë si akulli e me një altar të puthur nga dielli.
View this post on Instagram
Një përrallë në stil Boho për të gjithë ata shpirtrat e lirë që duan ta “thyejnë” paksa traditën.
View this post on Instagram
Apo si kjo në Lago Di Garda? Sepse Class është kudo!
Planifikon dasmën në 2020-ën?
Rezervo një takim me menaxherë tanë! Kliko këtu!
Për të parë më shumë dasma dhe dekore klikoni në www.classav.com në kategorinë Blog ose Evente.