Si të realizoni një festë beqarie duke reduktuar sa më shumë shpenzimet
Të organizosh një festë beqarie nuk është aq e thjeshtë sa mund ta imagjinoni. Kujtoni që përveç të tjerave keni presionin e madh që gjithçka të dalë bukur, në mënyrë që t’i zilepsni të gjithë në Instagramin tuaj. Epo, në këto kohëra jetojmë! Duam s’duam, kjo gjë na intereson dhe shumë madje. Për më tepër që fotot do të jenë kujtime që do të mbesin gjithë jetën, prandaj gjithçka duhet të jetë perfekte. Ka disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të reduktoni stresin dhe shpenzimet e një feste beqarie, pa sakrifikuar argëtimin.
Zgjidhni një destinacion të përballueshëm nga buxheti juaj
Nuk është e thënë që në një destinacion apo vend të shtrenjtë do të kaloni më bukur dhe do të bëni më shumë qejf. Zgjidheni me kujdes vendin ku do ta organizoni festën e beqarisë, por duke menduar edhe për buxhetin tuaj. Pavarëisht vendndodhjes, Class Events mund ta shndërrojë ambientin totalisht dhe ta bëjë të duket një botë krejt tjetër. Mund të zgjidhni një dhomë hoteli, një ambient të jashtëm, bregdetin apo edhe shtëpinë tuaj si vendndodhjen e festës së beqarisë.
Dërgoni ftesa elektronike, në vend të atyre tradicionaleve
Mos i nënvlerësoni ftesat. Edhe pse mund të jetë një event i vogël, me pak të ftuar, ftesat nuk duhen anashkaluar. Ëshë një event i rëndësishëm në jetën tuaj, prandaj formalizojeni me një ftesë për secilin të ftuar. Mos shpenzoni më kot me ftesat tradicionale, tani jetojmë në kohën e teknologjisë dhe një ftesë elektronike do të ishte perfekte, sidomos nëse doni të reduktoni sa më shumë shpenzimet.
Organizoni lojëra
Nuk është nevoja të shkoni në një vend që ofron argëtim (që normalisht do të jetë edhe më i shtrenjtë). Përshtatuni me vendin ku jeni dhe organizoni lojëra argëtuese që do t’ju bëjnë të doni ta zgjasni sa më shumë festën. Ka pafund ide si mund të argëtoheni, mund të luani lojën e famshme me shishe, për shembull. Class Events mund t’ju vijë në ndihmë me këndet speciale që ndërton në varësi të temës që zgjidhni. Për shembull, në një prej festave të beqarisë të organizuara nga Class është ndërtuar nga kënd kinemaje ‘outdoor’, ku pas festës mund të shihni një film me mikeshat tuaja.
Thjeshtoni sa më shumë të mundeni kodin e veshjes
Duhet thënë që pjesa më e bukur e festës është veshja. Një veshje që identifikon nusen është shumë e rëndësishme, megjithatë nuk është e thënë që duhet të shpenzoni shumë për veshjen. Mund të zgjidhni disa T-shirt rozë (ngjyra opsionale ose e përshtatur me ngjyrat e dekorit) për të ftuarat dhe një veshje të bardhë me një vello të thjeshtë për veten tuaj.
Mos kini frikë të jepni mendimin tuaj rreth dhuratave që të ftuarat do të bëjnë
Me siguri mikeshat e ftuara do të sjellin dhurata dhe do të ishte mirë që këto dhurata të të hynin në punë. Prandaj tregohu mikeshave të tua se çfarë do të dëshiroje të kishe në shtëpinë e re apo se çfarë po mendon të blesh për veten, gjithmonë pa u imponuar ndaj tyre.
Photo Courtesy: Class Events, Class Photography