Të guxosh si Sara Hoxha me një ditëlindje ekzotike në dimër

24-vjetori i Sara Hoxhës ishte një ndër ditëlindjet më speciale që na kanë zënë sytë. Lori dëshironte të surprizonte të motrën me një festë jo të zakoshme dhe së bashku me skuadrën e Class ia arriti. Festa ishte intime dhe të pranishëm ishin vetëm njerëzit e afërt të Sarës, të cilët i ishin përshtatur dekorit me veshjet shumëngjyrëshe.

Class Events arriti të sillte një aromë dhe ndjesi tropikale, edhe pse ishte janar. Festa u realizua në një kopësht me palma që të krijonte idenë e një pylli tropikal. Palmat natyrale u vendosën në ambientin e ideuar si një pyll shumëngjyrësh për të dhënë idenë sikur ndodheshe në një xhungël.

U përdorën ngjyra të forta të luleve natyrale që thyenin ngjyrën jeshile që mbizotëronte në gjithë ambientin dhe krijonin idenë e një vendi ekzotik.

Gjethet e palmave dhe lulet me ngjyra të ndezura, sillnin atmosferën tropikale, që i duhej një feste të tillë. Po ashtu, u krijua një kompozim i madh mbi tavolinë me gjethe të ndryshme palmash dhe një kompozim shirit me lule.

Tavolina ishte xham i zi dhe sotopjatat e zeza qelq dukeshin si pjesë e saj. Për t’i theksuar u bë një personalizim për çdo sotopjatë - një gjysmë harku me një teksturë gjethesh të ngjashme me dekorin dhe një shkrojnë S (për Sara), në ngjyrë ari. Ndërsa ngjitur u vendos një rreth pleksi në ngjyrë fuschia të ndezur, me emrin e çdo të ftuari dhe nga pas shprehjen “Tropic like it’s hot”.

Një detaj tjetër interesant dhe shumë stil, ishin gotat në ngjyrë jeshile, që përshtateshin më së miri me temën dhe lidheshin bukur me pjesën tjetër të dekorit. Po ashtu, edhe karriget në ngjyrë smeraldi me fileto gold, u përshtatën posaçërisht për këtë event.

Në sfond u krijua një kënd interesant për fotot, duke përdorur shprehjen më të përdorur të Sarës, “Të lutet Sara”, e shkruar me neon pink. Ky vend u kthye në këndin e preferuar të të gjithëve dhe fotot i pamë menjëherë të “pushtonin” Instagramin.

Kush mund t’i rezistonte një pamjeje kaq ekzotike pa shkrepur një foto?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS by Alketa Vejsiu (@classav_events) on