Pse përvjetorët e martesës janë kaq të rëndësishëm për t’u festuar?

Ndoshta përvjetoret e martesës i keni nënvlerësuar, pa e ditur që ato janë shumë të rëndësishme për lidhjen tuaj. Kjo ditë është një arsye më shumë për të festuar për dashurinë, për jetën dhe bashkimin e dy shpirtrave binjakë. Përvjetori është një moment special dhe emocional për një çift. Është një mundësi për të krijuar kujtime të tjera, po aq të çmuara sa ato të ditës së madhe. Mbase keni një ëndërr që mbeti pa u realizuar atë ditë, mbase jo gjithçka shkoi siç duhej, mbase përvjetorin mund ta shijoni edhe më shumë se vetë ditën e dasmës...

Por më e rëndësishmja, një përvjetor është i rëndësishëm për të festuar vitet që keni bashkë, të ktheni kokën për të parë atë që keni krijuar dhe të shikoni para për atë që do të vijë...

Mund t’i thoni njëri-tjetrit “të dua” shumë shpesh, por nuk festoni çdo ditë. Ju mund ta doni njëri-tjetrin çdo ditë të vitit, por përvjetori është një ditë speciale kur më shumë se çdo ditë tjetër, ia vlen të festohet dashuria juaj.

Është bukur që një ditë të vitit t’ia dedikoni ditës së dasmës. Sa herë flisni me partnerin apo me njerëzit e tjerë për atë ditë, për ato kujtime, për ato emocione? Rrallë! Prandaj një ditë e dedikuar dashurisë suaj, do t’ju bëjë shumë mirë për të ringjallur emocionet e së kaluarës.

Ata që janë të dashuruar e dinë rëndësinë e të festuarit të përvjetoreve të martesës. E dinë që ajo është dita kur për ta festohet kurorëzimi i dashurisë, rikthehen shumë kujtime dhe mbi të gjitha festohen gjërat e bukura që kanë ndodhur në jetën e një çifti që e ka kaluar provën e dashurisë edhe një vit.

Dhe lumturia është gjithmonë më e madhe nëse ndahet me të tjerët. Një vit më shumë së bashku, i mbushur me dashuri, është një arsye e fortë për të festuar dhe për të mbledhur njerëzit e dashur, si dhe për të krijuar disa kujtime të tjera.

Kompania Class Events prej vitesh organizon festa e përvjetore dhe është dëshmitare e aq shumë emocionesh, historish e lidhjesh të forta që i rezistojnë çdo stuhie në jetë. Shumë çifte çdo vit zgjedhin ta festojnë përvjetorin me Class, për t’i shtuar magjinë ditës së tyre speciale.

Festa e përvjetorit duhet të kthehet në prioritet, sepse dashuria është prioritet.

Fotot: Class Photography

Mund të kontaktoni me Class Events në numrin e telefonit:

+355 69 60 82 858

Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com