‘Një jetë me ty’ - një darkë elegante fejese

“Një jetë me ty” ishte shprehja e preferuar e çiftit që i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme në një darkë intime fejese. Një darkë me një dekor të thjeshtë, por shumë elegant. Ngjyrat që mbizotëronin dekorin ishin ngjyrat e tokës dhe pak blush pink, që ia shtonte ëmbëlsinë.

Tavolina e bardhë u dekorua me lule në qendër dhe me qirinj në ngjyrë gri. Mbulesa e bardhë i jepte ambientit një pamje të pastër dhe kombinohej me ngjyrat e zbehta të sotopjatave gri mat, qirinjtë gri dhe lulet në ngjyrat bezhë, rozë e lehtë, lejla antike dhe salmon.

Në këndin e photobooth-it u shkrua shprehja “Një jetë me ty” në ngjyrë ari, e rrethuar nga një kompozim me lule.

Menuja ishte shumë elegante dhe lidhej me fjongo në ngjyrë lejla vintage.

Gjithçka dukej në harmoni perfekte për një darkë kaq të rëndësishme për një çift.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS by Alketa Vejsiu (@classav_events) on

Fotot: Class Photography

Mund të kontaktoni me Class Events në numrin e telefonit:

+355 69 60 82 858

Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com