‘Thirtylicious’, 30-vjetori më praveror që keni parë

30-vjetori është një përvjetor i rëndësishëm dhe që shijohet më shumë se çdo përvjetor tjetër. Kjo pasi je në një moshë të pjekur, e realizuar dhe gati për të shijuar jetën. Jo më kot tema e këtij 30-vjetori kaq të freskët, të ëmbël dhe njëkohësisht shumë pranveror, ishte Thirtylicious. Një 30-vjetor me 30 të ftuar për t’u shijuar mes miqsh...

Ngjyrat që mbizotëronin ishin ngjyrat e buta pastel dhe shumë trëndafila u përdorën për dekorin, duke sjellë pranverë në të gjithë ambientin. Po ashtu, një atmosferë të freskët pranverore sollën edhe disa degë natyrale me lule të vogla rozë dhe të bardha që të jepnin përshtypjen e degëve të qershisë.

Një risi ishte mënyra që u zgjodh për vendosjen e qirinjve. Ata dukeshin sikur qëndronin në ajër, pasi u vendosën në struktura transparente. Drita e qirinjve së bashku me dritat që mbushën tavanin reflektoheshin në tavolinën pasqyrë, duke i dhënë ambientit një pamje krejt tjetër. Edhe sotopjatat u zgjodhën transparente me konture të argjendta dhe u personalizuan me emrat e te ftuarve.

Photobooth-i shkruante ‘Thirtylicious’ me neon, i rrethuar me lule dhe degë natyrale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS by Alketa Vejsiu (@classav_events) on

Fotot: Class Photography

Mund të kontaktoni me Class Events duke klikuar këtu ose në numrin e telefonit:

+355 69 60 82 858

Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com