3 nuse rrëfejnë gabimet më të mëdha që bënë në dasmë. Mësoni prej tyre

Dasma është një ditë që mbahet mend gjithë jetën dhe prandaj duhet të jetë çdo gjë perfekte, e menduar me detaje dhe e realizuar ashtu siç e kemi ëndërruar. Class Events prej vitesh ka realizuar ëndrrat e shumë çifteve. Ka qenë dëshmitar i shumë lotësh gëzimi që janë derdhur në altare të krijuar me dashuri dhe pasion nga një skuadër profesionistësh. Ka marrë mirënjohje dhe falënderime nga klientët që kanë mbetur gjithmonë të kënaqur.

Megjithatë, ka nga ata çifte që nuk kanë pasur fatin të bashkëpunojnë me Class Events dhe jo në pak raste kanë mbetur të pakënaqur në ditën më të rëndësishme për ta. Ndonjëherë, edhe pse mund të shpenzojmë shumë kohë dhe buxhet në planifikimin e dasmës, rezultati nuk është ai që do të kishim dashur. Arsyeja? Zgjedhjet e gabuara. Disa nuse kanë rrëfyer në inbox-in e Revistës Class në Facebook, disa prej gabimeve më të mëdha që kanë bërë në dasmën e tyre. Ne kemi përzgjedhur vetëm disa prej gabimeve nga të cilat mund të mësoni shumë. Cilat janë gjërat që duhet të shmangni që dasma juaj të mos rezultojë një dështim?

Mbani shënime.

“Dëshiroja t’i bëja të gjitha vetë, pasi doja të dilte fiks siç e kisha ëndërruar. Kisha shumë njohje dhe ndihmën e mikeshave të mia, prandaj mendova se do t’ia dilja. Në fakt, rezultoi një dështim i vërtetë. Përveç stresit të madh që përjetova shumë muaj rresht, kur erdhi dita e madhe, ankthi dhe stresi që asgjë nuk kishte dalë siç duhej, nuk më lanë të shijoja asgjë. Pati probleme me uljen e të ftuarve në tavolina, me menunë, me muzikën. Kisha kontaktuar personalisht një DJ që nuk e njihja, por ma kishin sugjeruar – një prej gabimeve më të mëdha. Nëse mund ta përballoni financiarisht, punoni me një planifikues dasmash që nga fillimi. Do t’ju kushtojë më shumë t’i bëni të gjitha vetë.” – Eva, martuar në shtator të 2018-ës.

Mos kini frikë të kërkoni ndihmën e profesionistëve. Besojini një kompanie si Class Events, që me eksperiencën disavjeçare ka treguar që di t’i shndërrojë ëndrrat në realitet. Për më tepër, Class i ofron të gjitha shërbimet të përfshira– duke filluar nga muzika, fotografia dhe kamera, ndriçimi e deri te transporti apo fishekzjarret.

“Mendoj se gabimi im më i madh ishte që fillova të merresha me organizimin e dasmës vetëm 3 muaj para. Ishte një kohë e pamjaftueshme edhe për kompaninë e eventeve që i besova organizimin. Nuk ia dolën të realizonin gjithçka siç duhej. Mungonin shumë gjëra. Të mos përmend faktin që kishte kameraman, por jo fotograf. Nuk kam asnjë foto të saktë nga dasma dhe më besoni që është gjëja më e trishtueshme.” –Jonisa, martuar në maj të 2019-ës.

Planifikimi me Class Events zakonisht fillon nga 6 deri në 18 muaj para. Idealja do të ishte fiks 11 muaj. Të pasurit mjaftueshëm kohë e lehtëson shumë procesin e organizimit, pasi keni mundësi të zgjidhni me kujdes vendin, dekorin, stilin, numrin e të ftuarve, menunë dhe çdo detaj. Megjithatë Class ka me dhjetra dasma që i ka realizuar në mënyrë perfekte në një kohë shumë të shkutër. Është një staf i madh që punon ditë e natë dhe i dedikohet në maksimum çdo eventi, sado i vogël të jetë. Për Class ka shumë rëndësi që klienti të mbetet i kënaqur dhe të kthehet në një klient të përhershëm për eventet e ardhshme.

“Unë nuk jetoj në Tiranë, fustanin e mora në një sallon aty. Dasma u realizua në Vlorë. Gabimi më i madh ishte që grimin dhe flokët i bëra në Tiranë. Edhe fustanin e mora ditën e fundit dhe po atë ditë kam bërë edhe rregullimet dhe u bëra shumë vonë. Nga Vlora në Tiranë janë jo pak orë rrugë, llogarit që ishte verë. Vapë e tmerrshme, siklet dhe stres i paparë. Si përfundim, grimi u prish nga djersa, u mundova ta rregulloja vetë, por ç’t’ju them… Flokët më ranë pa filluar ceremonia dhe mbërrita vonë.” – Aurora, martuar në gusht të 2016-ës.

Class ofron për ju gatishmërinë e të gjithë stafit, duke u zhvendosur në vendin e ceremonisë ditën e dasmës. Parukieret, make up artistja, stilistja, fotografja dhe pjesa tjetër e stafit do të jenë pranë jush, në mënyrë që gjithçka të jetë perfekte dhe e kuruar në detaje. Më e rëndësishmja, nëse të gjitha shërbimet ia besoni skuadrës së Class, do t’ju kushtojë më pak.

Zgjedhja mbetet e juaja!

Fotot: Class Photography, Class Events dhe Class By Alketa Vejsiu

Nëse dëshironi të lini një takim me menaxheret e Class Events mund t’i kontaktoni në numrin e telefonit:

+355 69 60 82 858

Ose mund të plotësoni formularin praktik duke klikuar këtu.

Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com