Alketa Vejsiu

Frymëzimin e ka gjetur gjithmonë në detajet më të imta – tek ato që, më shumë se çdo gjë tjetër, flasin pa zhurmë e tregojnë se eleganca dhe klasi qëndrojnë krah njerëzve pasionantë e vizionarë. E bukura ka qenë gjithmonë një pikë horizonti që është identifikuar me Alketa Vejsiun qysh në fillimet e saj. Ishte vetëm 14-vjeçare kur nisi rrugëtimin si prezantuese dhe sot, që numëron shumë vite karrierë në botën e spektaklit, prezanton si një paketë suksesi edhe sipërmarrjen e saj Class.

Kompania që Vejsiu prezanton, krahas elementëve të dukshëm të suksesit, ka një më të fortë mbi të tjerët – femrën. Alketa frymëzohet nga forca dhe pushteti i femrave, nga ambiciet, pasionet dhe përkushtimi i tyre në çdo fushë të jetës. I përulet bukurisë së tyre, përkushtimit dhe dashurisë për t’u shkuar gjërave deri në fund, me vullnet, vendosmëri e besim. Jo më kot, kompania që mban emrin e saj, 75 përqind përbëhet nga femrat – një tregues më shumë suksesi në treg.

Class

Class është themeluar në vitin 2013 me një objektiv të qartë – për të sjellë një frymë të re, elegante, specifike, në industrinë e organizimit të eventeve. Sot, pas më shumë vitesh operimi brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe pas një studimi të imtësishëm të tregut, Class është kthyer pa frikë në lider të kësaj industrie.

Pas qindra bashkëpunimeve të suksesshme, Class ka një rritje potenciale, me shifra gjithmonë në rritje, por për herë duke i pasur sytë larg për të shquar të ardhmen që kalon çdo skaj të imagjinatës.

Class kujdeset me çdo element që të kurojë me kujdes detajet, sjell dekore të personalizuara dhe është gjithmonë plot ide inovatore. Ekipi i dekoreve përbëhet nga arkitektë/designer, koordinatorë eventi dhe një staf asistues profesionist. Kompania ka departamentet e saj të ndara: departamenti i financës, departamenti i marketingut & i shitjes dhe departamenti i prodhimit.

Class nuk ngjan aspak me një kompanitë zakonshme. Kush hyn këtu, gjen një showroom elegant me fustane ekskluzive nusërie, mbrëmjeje & petite. Studio Hair & Makeup; Class Atelier dhe Revista Class me stafin e gazetarëve.

Class ka kombinimin e duhur në një industri që harmonizon bashkë kreativitetin dhe sensin e së bukurës!