Historia e Albulenës dhe Renes që kurorëzuan dashurinë në një ‘kopsht’ buzë detit në Golem

Historia e Albulenës dhe Renes është një nga ato historitë që shohim vetëm në filmat romancë. Dy të rinj që takohen në shkollë, rrugët e tyre ndahen për t’u bashkuar sërish në momentin që askujt s’ia kishte marrë mendja. Sot janë burrë e grua, jetojnë në Zyrih të Zvicrës, ku edhe nisi historia e tyre e dashurisë. Albulena është me origjinë nga Kosova, por ka shkuar në Zvicër që 6 vjeçe, ndërsa Rene është zviceran.

Para shumë vitesh janë takuar të dy në Nju Jork, ku kishin shkuar për të studiuar anglisht, në të njëjtën shkollë. Qëndruan në Nju Jork për 6 muaj dhe çuditërisht u takuan vetëm një herë, gjatë një darke të një miku të përbashkët. Megjithatë, në atë kohë Albulena nuk e mendonte kurrë se në një të ardhme Rene do të ishte bashkëshorti i saj. Për të, ai ishte thjesht një i njohur më shumë nga Zvicra që i kishte bashkuar Nju Jorku. Për më tepër, ajo s’kishte asnjë interes të njihej me askënd në atë periudhë. Megjithatë, pasi janë kthyer në Zvicër i kanë mbajtur kontaktet, por gjithmonë miqësore.

U deshën plot 5 vite që Albulena dhe Rene të takoheshin përsëri.

“Pas 5 vitesh, një mik i përbashkët, që e kishim njohur në Nju Jork, erdhi nga Parisi për të punuar për një vit në Zyrih. Rastisi që edhe unë isha aty për punë. Kështu bëmë një ‘Nju Jork reunion’, ku u takova sërish edhe me Renen. Prej atij momenti fillova të flisja rregullisht me të,” –rrëfen Albulena.

Kështu njëri takim solli tjetrin dhe sa më shumë njiheshin, aq më shumë Albulena dhe Rene binin në dashuri. Pas disa kohësh lidhje, erdhi edhe momenti i propozimit. Rene u kujdes që të ishte një propozim romantik dhe i paharrueshëm për të dy.

Ndodhi gjatë një udhëtimi në një mal në Zvicër, ku Rene zgjodhi të bënte pyetjen e madhe. Një pyetje që e kapi në befasi Albulenën, edhe pse përgjigjen e dinte prej kohësh.

Pastaj filluan planet për dasmë. Ata ranë dakord që dasma të bëhej në Shqipëri, vend me të cilin Albulena ka pasur një lidhje të veçantë që nga fëmijëria. Ata zgjodhën Class AV Events, sepse dëshironin të ishin të sigurt që dasma do të realizohej ashtu si ata e kishin ëndërruar. Duke qenë se ishin larg e dinin që vetëm Class-it mund t’ia besonin eventin më të rëndësishëm për ta.

“Rene e kupton shumë mirë dhe e respekton kulturën time, si dhe dashurinë që unë kam për Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo gjë më ka pëlqyer shumë tek ai që në fillim. Është shumë i hapur dhe i kuptueshëm, prandaj edhe pranoi që ta bënim dasmën në Golem të Durrësit. Aty unë kam kaluar pushimet që e vogël dhe kisha kujtime shumë të bukura. Ishtë një dasmë e thjeshtë, me shumë të ftuar nga Zvicra. Jemi kënaqur shumë të gjithë dhe falë Class-it ka shkuar gjithçka për mrekulli,” –shprehet Albulena.

Dasma u organizua pranë detit dhe ishte një ndërthurje e stilit klasik me atë modern. Ngjyrat që mbizotëruan dekorin ishin e bardha, jeshilja dhe disa prekje të rozës blush. Ambienti kishte një hapësirë të madhe dhe pamje mahnitëse. Mbi tavolina qëndronin disa struktura të larta, nga vareshin lulet e bardha dhe jeshile. Qirinjtë me pak prekje gold i jepnin një prekje luksoze dekorit që të jepte idenë e një kopshti të rrethuar nga gjelbërimi.

Altari kishte si sfond detin e pafundmë dhe u ideua si një kopsht me path të bardhë dhe lule po të bardha me gjethe jeshile, të vendosura në formë rrethi. Në perëndim të diellit, Albulena dhe Rene shkëmbyen betimet dhe premtimet e shkruara nga secili, duke e bërë më intim këtë moment kaq të rëndësishëm të dasmës. Ata premtuan dashuri të përjetshme në praninë e njerëzve më të dashur për ta dhe kjo pasoi me një festë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

Ndërsa në fillim të këtij viti, çifti vendosi të bënte edhe muajin e mjaltit. Duke qenë se u pëlqen të njohin vende dhe kultura të ndryshme, zgjodhën të shkonin në Phuket, Tajlandë. Muajin e mjatit Albulena e përshkruan si një eksperiencë të mrekullueshme, ashtu siç quan edhe dasmën e saj, që ishte një ëndërr e bërë realitet.

Fotot: Class Photography, Orsola Mema

Nëse dëshironi të lini një takim me menaxheret e Class Events mund t’i kontaktoni në numrin e telefonit:

+355 69 60 82 858

Ose mund të plotësoni formularin praktik duke klikuar këtu.

Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com