Shndërrimi i plotë i mjedisit, Class Events i realizon ëndrrën çiftit nga Lushnja!

Sigurisht që për organizimin e një dasme, vendi është i rëndësishëm dhe sjell shumë kushtëzime, megjithatë më të rëndësishme janë dëshirat e atyre që martohen dhe Class Events bën të pamundërën për t'i kthyer ato në ligje që kanë pushtet mbi muret dhe dyshemenë e mjedisit, mbi tryezat dhe ndriçimin e tij, në çdo detaj të imët dhe në gjithë atmosferën.

Një rast i shkëlqyer për ta provuar këtë ishte një nga dasmat e fundit të organizuara në Lushnjë, ku skuadra e Class Events e shndërroi mjedisin e për ta përshtatur me idenë e të dashuruarëve për ditën e tyre të martesës.

 

Dyshemeja u shndërrua në një sipërfaqe të bardhë me adeziv të vendosur mbi një platformë për të mos dëmtuar sipërfaqen ekzistuese. Plot 430 metër katror sipërfaqe e bardhë që i përgjigjej konceptit të kësaj darke festive.

Pas tavolinës së nuses dhe dhëndrit një mur me lule natyrale 5 m me 6.4 m të krijonte përshtypjen sikur ndodheshe në një botë përrallash dhe ndriçimi i zgjedhur e theksonte këtë ndjesi.

Tavolina me mbulesa pana, setet e florinjta, karriget që kombinonin të bardhën dhe gold-in krijonin një atmosferë elegante të plotësuar dhe ëmbëlsuar nga ngjyrat e pudërta të luleve të vendosura në kompozime të larta.

Para darkës, u organizua celebrimi në një mjedis të hapur, ku ishte krijuar një altar në formë harku i gjithi me lule, ndërsa atmosfera mbrëmësore ndriçohej nga të paktat drita të qiellit dhe të voglat drita të dekorit që krijonin një mjedis shumë romantik.

Gjithçka përrallore! Dy shpirtra që bashkohen meritojnë më të mirën në ditën e tyre të rëndësishme dhe për Class Events asgjë nuk është justifikim për të mos ua plotësuar këtë dëshirë. Shikoni fotot e eventeve Class duke vizituar Instagramin e Class Events.