‘Let’s Glow Crazy’ – një ditëlindje s'mund të ishte më e çmendur se kaq
A ka kuptim një festë 12-vjetori pa argëtim, ngjyra, lojëra dhe shumë argëtim? Sigurisht që jo! Ju sigurojmë që 12-vjetori i binjakëve Amber dhe Mark është festa më e çmendur që keni parë. Ideja e kësaj feste ishte që të gjithë të bënin sa më shumë qejf dhe të argëtoheshin, ashtu siç duhet të ndodhë në një ditëlindje.
“Let’s Glow Crazy” ishte shprehja që u përdor në photobooth-in e krijuar me shumë ngjyra dhe që i përshtatej në mënyrë perfekte temës së festës. Ngjyrat e ndezura të neonit ndriçonin në errësirë duke e bërë gjithçka të dukej magjike. Po ashtu, tullumbacet shumëngjyrëshe mbushën tavanin.
Ëmbëlsirat në ngjyrë neon kombinoheshin me pjesën tjetër të dekorit dhe me temën e festës. Dy tortat e binjakëve ishin të ngjashme me njëra-tjetrën, por të personalizuara.
Tavolinat u prodhuan posaçërisht për këtë event, në mënyrë që të ndërthureshin me dekorin dhe temën e festës.
Në dysheme dhe ngado kishte ‘splash’ ngjyrash. Krijimi i hijeve shumëngjyrëshe ishte një risi që i bëri të gjithë fëmijët (edhe të rriturit) të fiksoheshin pas tyre.
Për të ftuarit u organizuan shumë lojëra në grup dhe një numër të madh dhuratash të personalizuara.
Gjithçka ndriçonte në errësirë, por ai që ndriçonte më shumë se çdo gjë ishte gëzimi në sytë e të ftuarve.
Fotot: Class Photography
Mund të kontaktoni me Class Events duke klikuar këtu ose në numrin e telefonit:
+355 69 60 82 858
Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com