Dasma e ëndrrave në një kështjellë në Parma, ceremonia e nuses shqiptare që nuk duhet humbur
Kur një vajzë ëndërron dasmën e saj, në përgjithësi e imagjinon në një kështjellë me princin e kaltër dhe të ftuar njerëzit e saj më të dashur. Kjo është idealja, por sa vajza ia dalin të realizojnë një dasmë të tillë? Epo Vjola ia ka arritur të bëjë dasmën e ëndrrave në Kështjellën Tabiano në Parma. Një vajzë tipike shqiptare e bukur dhe elegante. Princin e kishte zgjedhur nga Italia dhe bënin një çift ideal. Datën e dasmës më 15 shtator nuk e kishin zgjedhur rastësisht.
Për zogjtë e dashuruar kjo është një datë e rëndësishme në kalendarin e tyre të dashurisë. E menduar në detaje kjo dasmë e realizuar nga Class Events, i ngjante një përralle nga ato me princ dhe me princeshë. Ndoshta nga vendi, dekori, e gjithë historia e tyre, kjo dasmë do të mbahet mend gjatë. Class Events ka kaluar jashtë kufinjve shqiptarë dhe kjo është dasma e tretë që kjo kompani realizon jashtë vendit. Çifti kanë preferuar që dekori në koktejl, ceremoninë e celebrimit dhe në darkën me 150 të ftuar të mbizotrojnë detajet gold.
Kanë qëndruar tek CLASS-i duke ju përshtatur kështu ambjentit, kështjellës dhe gjelbërimit përreth që mbizotronte kudo. Kjo është një kështjellë është shumë e njohur në Parma dhe është vendi i preferuar i shumë çifteve për të realizuar betimin e martesës. Kështjella daton që në shekullin e XVIII dhe ka të ndërthurur së bashku antiken dhe modernen. Prej saj nuk janë larguar objektet e lashta që e bëjnë atë të veçantë dhe që mbetet nga ato vendet tipike ku mund të kurorëzosh dashurinë. Vjola dhe Françesko nuk e kanë zgjedhur rastësisht. Princi italian që e njeh mirë historinë e saj, e ka ditur me siguri se ceremonia e martesës së tij në këtë vend do ishte magjike. Mirëpo, edhe Class Events ia ka shtuar bukurinë me dekorin e menduar deri në detajin edhe më të vogël. Nga Tirana në Parma, Class Events udhëtoi për ta bërë dasmën e Vjolës dhe Françeskos një nga ato ceremonitë e paharrueshme që shohim shpesh në rrjetet sociale dhe ëndrrojmë që edhe ne të kemi një të tillë.
Dasma ishte tradicionale në thelb, pasi çifti pas darkës kishin disa dhurata të dedikuara në produkte kristali. Kjo është një traditë që ndodh në shtetin fiqnj dhe që ne shqiptarët kur bëjmë krushqi të tilla i marrim vesh dhe pse jo t’i përqafojmë edhe ne sepse është gjithmonë bukur që në një ditë të tillë të shpërndahen edhe dhurata. Class Event për 150 të ftuarit kishte përgatitur ftesa të personalizuara sigurisht me gjithë sugjerimet e çiftit protagonist. Ceremonitë e martesave tashmë jashtë kufinjve janë një sfidë e re për Class Events. Kudo ku ndodheni Class mund t’jua bëjë ditën më të rëndësishme të jetës, edhe më të bukurën nga ato që mbahen mend përgjithmonë …
Class Events vjen ku je ti...