Në ditëlindjen e 10-të të Adës vendi u shndërrua në një botë pasteli
Ngjyrat e pastelit janë ngjyra të ëmbla, delikate dhe shumë vajzërore. A mund të ishte më i ëmbël një 10-vjetor sesa i gjithë prej pasteli dhe i mbushur me cupcakes?
Për ditëlindjen e Adës, Class Events e shndërroi ambientin në një botë ëmbëlsirash, me të gjitha ngjyrat e pastelit, ku më shumë mbizotëronte lejlaja. Tavolina e princeshave të ftuara u mbush me tullumbace, ndërsa sipër sotopjatave lejla u vendos nga një donut. Anës tavolinës së ulët u vendosën jastëqe për të akomoduar të ftuarat.
Tavani u mbulua nga tullumbacet blu dhe lejla, ndërsa bishtat e tyre vareshin nga lart si shirita të argjendtë. Tullumbace kishte ngado! Edhe në këndin e photobooth, ku kishte disa cupcake gjigante dhe ku shkruhej "Ada`s 10th birthday".
E gjithë festa ishte një ëmbëlsirë, por nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendje këndi i ëmbëlsirave. Të gjitha llojet e ëmbëlsirave duke filluar nga cupckes, donuts, macaroons etj. u vëndosën në një tavolinë të bardhë dhe në disa tavolina të larta në ngjyra pasteli.
Jemi të sigurt që Ada ka kaluar ditëlindjen më të ëmbël të saj!