Brenda 30-vjetorit të ëmbël të Dafina Zeqirit
Edhe pse ndodhet në skajin tjetër të globit, Dafina Zeqiri është gjithmonë e pranishme edhe në Kosovë e Shqipëri dhe sidomos për ditë të rëndësishme, siç janë festat dhe ditëlindjet. Këtë vit Dafi ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen pranë njerëzve më të dashur për të, por duke i bërë edhe një dhuratë vetes – një këngë që zgjodhi ta publikonte pikërisht më 14 prill, në ditën e saj të lindjes. Mirëpo, surprizat për këtë ditë të veçantë për këngëtaren nuk kanë mbaruar me kaq.
Ajo është gjithmonë shumë e gatshme për t`i bërë të lumtur të tjerët, por kësaj radhe dikush kishte menduar ta bënte atë të lumtur me rastin e 30-vjetorit të saj duke i organizuar një festë surprizë.
Një festë pranë detit në Drimadhë, në një ditë të ngrohtë dhe të bukur pranvere, për të surprizuar një njeri po aq të bukur që rrezaton buzëqeshje dhe pozitivitet. Një dhomë hoteli u dekorua nga Class Events duke iu përshtatur vendndodhjes dhe stinës së bukur të pranverës. Dhoma u mbush me tullumbace dhe ngjyrat që mbizotëronin ishin ngjyrat pastel, të cilat duket se e karakterizojnë më së miri këtë stinë.
Nuk mund të mungonte torta, e cila ishte totalisht e bardhë me një shkrim “Happy Birthday”. Pamja nga deti dhe dekori me ngjyra të ëmbla e bëri edhe më magjike ditëlindjen e 30-të të Dafit!