Fejesë me një aromë dhe shije vjeshte

Fejesa - një event që lidh dy njerëz të dashuruar, është edhe një arsye e madhe për të festuar. Prandaj, nëse dasma nuk është në planet e afërta të çiftit, çfarë më mirë se një festë fejese mund të mbledh bashkë njerëzit e tyre të dashur? Dhe vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të festuar, sidomos për njerëzit romantikë dhe për ata që duan të ndërthurin freskinë dhe ngrohtësinë në një ditë kaq të veçantë.

Ngjyrat dhe shija e vjeshtës, si dhe dekori i kuruar me detaje nga Class Events janë elementët që sigurojnë një festë të paharrueshme. Prandaj, çifti i këtij eventi kaq special ka bërë zgjedhjen perfekte, duke shtuar edhe prekjen e tyre në çdo kënd të dekorit dhe rezultati ishte ashtu siç ata e kishin ëndërruar.

Fejesa e tyre kishte pafund aromë vjeshte!

Eventi është organizuar në natyrë dhe në pjesën më të madhe të dekorit mbizotëronin ngjyrat vjeshtake. Ngjyra bazë ishte ajo e tullës, e ndërthurur me vishnjen, të zezën, portokallinë dhe për ta ëmbëlsuar paksa dekorin është përdorur edhe ngjyra blush pink. Tavolinat rrethore me mbulesat e bardha e bënin ambientin të dukej i pastër dhe i rregullt. Karriget ishin tiffany ngjyrë gold, ashtu si serviset, ndërsa sotopjatat dhe qirinjtë janë zgjedhur në ngjyrë të bardhë. Pecetat në ngjyrë tulle janë personalizuar për këtë rast, e gjithashtu sotopjatat.

Diçka shumë e veçantë që e bënte aromën e vjeshtës të kundërmonte ngado, ishin frutat e stinës që u përdorën për dekor. Në çdo tavolinë kishte fruta të shijshme, si: portokalle, shegë, papaya etj., të cilat qëndronin aq bukur me kompozimet e luleve. Lulet ishin kryesisht trëndafila që me ngjyrat e tyre bënin kontrastin që i duhej ambientit.

Një fejesë në stinën e vjeshtës nuk mund të dukej më bukur se kaq!