Një 50-vjetor ditëlindjeje i paharrueshëm

Ne e dimë që detajet bëjnë diferencën! Kur ato bashkohen mjeshtërisht me tematikën dominuese të eventit, me dekorin, ambientin, gjithçka shkrihet në tonalitetet e një madhështie dhe perfeksioni të pashoq. Për Sokolin ky 50-vjetor jubilar i ditëlindjes do të jetë i paharruar për të si protagonist absolut i festës, por edhe për të gjithë familjarët, miqtë dhe të pranishmit e tjerë që u bënë bashkë për t'i dhënë magjinë e dëshiruar këtij momenti që hap fletët e një kapitulli të ri jete!

Gjithçka iu besua Class Events, organizatorëve dhe arkitektëve profesionistë që gjenerojnë ide sa të spikatura, aq edhe unike! Tematika e ditëlindjes së Sokolit, ishte ajo e agjentit 007! Darka private dhe tejet luksoze u organizua në ambientet e hotel Plazza Tirana. Nuanca dominuese u zgjodh smeraldi, si një ngjyrë tipike mashkullore. Ornamentet, tullumbacet e shumta që kishin zbukuruar tavanin prej 120 metrash katrorë të krijonin idenë se ishe mbi re. Çdo element i dekorit përcillej më së miri nën efektin e ndriçimit të zbehtë dhe të ngrohtë, si edhe nën flakën e qirinjve që nuk mungonin në gjithë tryezën. Qirinjtë e vendosur në frame të zeza, i jepnin finesë dhe elegancë gjithë atmosferës në tërësi.

Elementët silver te serviset, pecetat e zeza, gjithçka e vendosur me mbishkrim të personalizuar për çdo të ftuar, efektet e ndriçimit dhe disco balls, krijonin një ambient shumë të ngrohtë dhe klasik.

Lulet e përzgjedhura ishin zambaku, trëndafili i bardhë dhe luleboret, të cilat ishin vendosur në gjithë tërësinë e tavolinës, ndërsa karriget transparente cartel shtuan edhe më shumë dozën e stilit dhe elegancës.

Edhe torta e ditëlindjes ishte në unison me ngjyrat që dominuan në këtë ditëlindje, smerald me prekje të argjendtë. Sepse gjithçka në këtë 50-vjetor të Sokolit linte shijen e ëmbël dhe të rafinuar të detajeve unike dhe elegancës që e bën të paharrueshme këtë ditëlindje të organizuar nga Class Events.