Sekreti i ëmbël i një fustani CLASS

Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, një vajzë elegante gjithmonë do të vishet me klas... Në ditëlindjen e saj, fejesën apo edhe në ditën më të rëndësishme, ajo do të zgjedhë patjetër një fustan që derdhet bukur e me finesë mbi trupin e saj, një fustan që do ta mbajë mend gjatë për mënyrën sesi ai e bën të duket e të ndjehet njëkohësisht!



Nuk ka një fustan, një tekstil apo një model të paracaktuar për t’u dukur bukur si në ëndrra, sekreti i vetëm që mbart një i tillë është te stili që ai prezanton, të fjalët që ai shpreh por s’mund ti thotë e te magjia që ai përcjell në heshtje, pa bërë aspak zhurmë…

Mbi të gjitha një fustan duhet të jetë i prezantuar me klas por edhe i krijuar me këtë frymë, në mënyrë që një vajzë të shohë në pasqyrë “gruan” që ka ëndërruar të jetë gjithmonë, me finesën e elegancën që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës së saj.

Class by Alketa Vejsiu vazhdon me prezantimin e koleksioneve të reja e me bashkëpunimet me disa nga markat më të njohura në botë për prodhimin e fustaneve të mbrëmjes e të nusërisë, të gjitha të prezantuara në showroom.

Class sjell pranë jush tendencat më të fundit të fustaneve duke u kujdesur për detajet e tyre që në krijimin e skicave e deri në realizimin e tyre hap pas hapi me kujdesin e mjeshtërinë e vërtetë…

Koleksioni më i ri i prezantuar në setin fotografik të realizuar nga syri i fotografes së Class Photography Orsola Mema, është një provë se fustani perfekt ekziston dhe ai ndodhet shume pranë jush, me një design unik të krijuar posaçërisht në një etiketë 100% shqiptare!

Por jo vetëm kaq, në showroom-in Class nuk mungojnë fustanet e nusërisë të të gjitha stileve e modeleve, që nga ata të krijuar në konceptin sirenë e deri te ata më të thjeshtët, romantikë e madhështorë, duke iu përshtatur më së miri tipologjisë së çdo vajze!

Seti fotografik i realizuar profesionalisht nga skuadra Class nuk është thjesht një prezantim fustanesh, është një ndërthurje e ëmbël e vlerave të vendit tone, së bashku me idetë kreative të Class Events të cilët me një instalacion abstrakt sjellin panoramën ideale për një prezantim dinjitoz fustanesh nusërie…

Class Makeup ka bërë gjithashtu një punë profesionale me grimin e realizuar gjatë setit nga makeup artistja Erjona Majtara, një look sa fashion aq edhe glamour për t’ju përshtatur në mënyrën më të mirë shkëlqimit të fustaneve Class.

Nuk është thjesht një fustan, bëhet fjalë për një sekret që i ka rrënjët thellë që në klasin dhe elegancën e tij…