Ditëlindje si në Capri, mes limonave dhe luleboreve

Nëse Capri, destinacioni fantastik i pushimeve është edhe i preferuari juaj, pse të mos e sillni më pranë jush, pa i hipur avionit për të ndalur frymën aty, në plazhet me ujëra të kaltra, me rërë të bardhë, me aromë limonash që përhapen si fllad veror që përkëdhel fytyrën tuaj!

Capri-n e ka sjellë Class Events në zemër të kryeqytetit! Një ditëlindje që do të mbahet mend gjatë, me një dekor tipik si në zemër të këtij destinacioni përrallor, me karrige të bardha, në të cilat janë vendosur limona dhe gjethe.

Gjithashtu, vazot e stilit grek ishin një tjetër gjetje interesante që i qendronte më së miri të gjithë stilit dhe dekorit të ditëlindjes së organizuar tek Vila Estia. Kompozimet me luleborë, të vendosura në gjithë tërësinë e tryezës ku u ulën të ftuarit e ditëlindjes, si edhe nuancat e arta tek setet e fajancave, e bën këtë ditëlindje një event që do të mbahet mend gjatë.

Sigurisht, me Class Events vetëm i tillë mund të ishte rezultati!