Një festë me ngjyrën që e kupton çdo vajzë

Ajo ka aftësi natyrale të ngritjes së humorit. Vajzat e dashurojnë shumë. Ka një feeling që në gjenezë, aty ku qenia njerëzore përcaktohet nga gjinia. Është ngjyra rozë. Ëmbëlsia e nuancës së saj më të butë, vazhdon të na magjepsë njëlloj, pa na velur kurrë... ndoshta kjo ngjyrë ka vërtet në përmbajtje diçka femërore që na përket dhe e gjejmë në të. Shpeshherë kthehet në stil; pa të nuk jetohet, duhet të jetë në çdo moment dhe aspekt të jetës!

Dhe nuk habitemi fare kur e shohim në një event vajzash. Si ky këtu... Një event që brenda tematikës është i mbushur me detaje në nuanca tërësisht femërore dhe sensuale. Vetëm 12 vajza që festojnë rreth një tavoline me pjata transparente, qirinj, me lulebore rozë, cupcakes me krem rozë, palma ngjyrë silver të kombinuar me pink.

Një 20-vjetor i dizenjuar nga arkitektet e Class Event dhe menaxhuar nga koordinatoret tona që çdo detaj të jetë perfekt dhe unik për bukuroshen Nevro, e cila dëshironte që ditëlindja e saj të shoqërohej nga detaje dekori PINK! Gjithë nuancat e ëmbla të rozës; pudër apo rozë bebeje, duket sikur bashkë me emrin mbartin atë elementin fëmijëror që na bën gjithmonë për vete.

Diku thuhet që pink-u nuk është thjesht një ngjyrë, por një qëndrim. Ajo është e asociuar me feminilitetin, qetësinë, optimizmin, pafajsinë. Ka një efekt qetësimi te njerëzit... Prandaj, të dashura goca një festë e ngjashme, por edhe me dizajn të personalizuar mund të jetë eventi juaj! Meqë ra fjala, cila është ngjyra juaj e preferuar? Mos vallë…