Një baby shower në ditën e saj të lindjes
Ditëlindja është një festë e veçantë, por ardhja në jetë e një fëmije është një ngjarje edhe më e veçantë dhe një arsye e madhe për të festuar. Po sikur këto dy ngjarje të rëndësishme t`i festosh në një ditë duke mbledhur bashkë njerëzit e tu më të dashur? Sigurisht që për dy evente të veçanta, si ditëlindja dhe baby shower-i, çdo gjë duhet të jetë perfekte dhe e kuruar me detaje. E kujt më mirë se Class Events mund t`ia lini në dorë?
Skuadra e Class arriti të realizonte një dekor të përshtatshëm për të dyja rastet. Një mami që festonte pritjen e ëmbël në ditën e saj të lindjes!
Ngjyrat e dekorit që mbizotëronin nuk ishin ngjyrat pastel, që zgjidhen zakonisht për një baby shower, por ishin vishnja dhe e zeza, të cilat ia shtonin elegancën dhe finesën ambientit. Eventi u organizua te Plaza dhe i gjithë ambienti u ndryshua totalisht. Dyshemeja u shtrua me adeziv vishnje, ndërsa muret u veshën me ngjyrat blush dhe të zezë. Tavolina ishte e gjitha xham i zi dhe karriget velvet në po të njëjtën ngjyrë.
Lulet u zgjodhën në ngjyrën blush, por kishin edhe detaje të zeza dhe vishnje. Në ngjyrën e zezë u zgjodhën edhe qirinjtë dhe sotopjatat. Mbi sotopjata u vendos menuja, e cila u printua në plex gold. Këndi i ëmbëlsirave u mbush me tullumbace vishnje dhe lule ngjyrë rozë blush.
Një element i veçantë ishte edhe dhurata që u mendua për të ftuarit. Të gjithë të pranishmit morën si kujtim nga një trëndafil të zi të balsamosur.
Një baby shower elegant dhe mbi të gjitha, shumë Class!