‘Lori në botën e përrallave’, foto të papublikuara nga 27-vjetori i Lori Hoxhës

Lori Hoxha festoi pak ditë më parë ditëlindjen në një festë që mblodhi bashkë disa prej mikeshave të saj më të mira. Më saktë, në festë ishin 27 vajza të ftuara, një numër që ishte zgjedhur jo rastësisht, por sepse Lori festoi 27-vjetorin. Një festë vetëm me vajza nuk kishte si të ishte më “girlish” se kaq – e mbushur me flutura, zemra, lule dhe ngjyra në tonet e çiklaminës dhe lejlasë.

Salla u konceptua si një kub pasqyre, diçka e veçantë që nuk është parë në festat e mëparshme. Pasqyrat nga të gjitha anët të krijonin idenë e një ambienti të pafundmë. Tavani u mbush me elemente dekorative jeshile dhe flutura 3D.

Tavolina u shtrua me një mbulesë bari, ndërsa në mes u vendosën kompozime trëndafilash çiklaminë dhe qirinj të bardhë. Karriget u zgjodhën transparente, ndërsa menuja u vendos në një kuti xhami  – së bashku me disa flutura dhe me një shprehje të personalizuar për çdo të ftuar – që zëvendësonte në mënyrë perfekte dhe shumë origjinale sotopjatat.

Torta ishte një magji më vete! E gjitha lejla, e mbushur me trëndafila dhe flutura.

Edhe photoboothi u krijua pasqyrë me një flutur led, për të gjitha vajzat që donin të bënin një foto me krah.

Kush ishte zana e mbrëmjes? Pa dyshim që Lori!