Një festë mbi re
Ditëlindja është një event i veçantë, prandaj atë ditë mund ta kaloni ku të dëshironi, madje edhe mbi re. Ju mund ta keni të pamundur të shkoni aty, por Class Events mund sjellë retë te ju! Për një vjetorin e Leonit të vogël Class Team realizoi një festë ku të ftuarit të ndiheshin sikur ndodheshin vërtetë mbi re.
Festa u realizua në një tendë transparente nga ku shihej qartë edhe qielli. Perdet e bardha i përshtateshin më së miri kaltërsisë së qiellit dhe reve. Pjesa e sipërme e tendës u mbush me re pambuku. Tavolinat me mbulesë bojëqielli dhe karriget transparente kombinoheshin me pjesën tjetër të dekorit që ishte e gjitha në ngjyrat bojëqielli dhe të bardhë.
Lulet që u përdorën ishin tulipanë dhe trëndafila të bardhë që qëndronin pranë qirinjve të së njëjtës ngjyrë dhe sotopjatave të argjendta.
Këndi i ëmbëlsirave ishte një magji më vete, pasi u realizua në mënyrë të tillë që të krijohej përshtypja se ëmbëlsirat qëndronin mbi re.
Një parajsë mbi tokë!