Një kopsht me lule për ditëlindjen e një luleje të vogël
Një vjetori është një eveniment i rëndësishëm, jo sepse do të mbetet në memorien e vogëlushëve, por sepse është një arsye e madhe për të festuar për njerëzit e familjes, si dhe do të mbeten përgjithmonë fotot, të cilat do ta memorizojnë këtë festë edhe për vogëlushët. Një vjetori i Gisel ka qenë i veçantë dhe shumë i ëmbël, siç ishte dhe vetë ajo. Vogëlushja festoi në praninë e familjarëve të saj në një vend të dekoruar me shumë dashuri nga Class Events.
Një ambient i dekoruar me lule, ku mbizotëronin ngjyrat pastel, kryesisht lejlaja dhe roza blush. Ajo që e bënte dekorin edhe më të veçantë dhe që dallonte mes luleve të tjera ishte një lloj orkideje në ngjyrën gri dhe lejla që kombinohej dhe shkrihej shumë bukur me ambientin.
Tavolina e mermertë dhe karriget në ngjyrë ari, që janë përdorur për herë të në një event në Shqipëri, mirëpritën të ftuarit e darkës intime. Përveç luleve të shumta, në tavolinë binin në sy qirinjtë gri mat dhe pjatat në ngjyrën blush mat. Po ashtu, në sotopjata ndodhej nga një dhuratë e ëmbël për të ftuarit – çokollatë dhe lule të thata. Dhurata vinte e lidhur me një etiketë kalk ku shkruhej emri i vogëlushes Gisel.
Pjesa më e ëmbël e festës, tortat, ishin të shumë të veçanta, pasi bëheshin për herë të parë në Shqipëri. Njëra ishte me pancakes, njëra meringue me boronica dhe tjetra naked cake.
Photobooth, që është këndi më i dashur për njerëzit që duan të memorizojnë momentet e bukura si këto, ishte i mbushur me lule (garden roses) dhe një shkrim “1-st bday” (ditëlindja e parë).
Gjithçka e kuruar në detaje për ta bërë edhe më të veçantë këtë festë kaq të rëndësishme.