1-vjetor në kantierin e Bob Ndërtuesit
Kush nuk i mban mend personazhet e animuar dhe aq të dashur të fëmijërisë? Ata që na kanë shoqëruar gjatë në ditët kur argëtimi më i madh ishte të prisje të fillonte seriali i preferuar vizatimor. Një prej më të dashurve mbetet pa dyshim Bob Ndërtuesi. Bobi na është ngulitur në mendje me kaskën e tij të verdhë e me veglat e punës, gjithmonë i gatshëm për të ndërtuar.
Për ditëlindjen e parë të Pablos, Class Events e solli pranë tij dhe të ftuarve gjithë kantierin e ndërtimit të Bobit. Ambienti u dekorua me një numër të pafundëm tullumbacesh në ngjyrë të verdhë, portokalli, bojëqielli dhe turkeze. Tullumbacet mbuluan tavanin, dyshemenë dhe sigurisht edhe photobothin, ku shkruhej "Pablo's first birthday". Tavolinat u dekoruan me kompozime tulipanësh e trëndafilash pana dhe ngjyrë pjepri, si dhe me makina lodër. Sipër karrigeve u vendosën kaskat e Bobit për t'i dhënë ambientit një tjetër atmosferë.
Edhe ëmblësirat u kombinuan me ngjyrat e dekorit dhe pjesa më e madhe ishte në format e mjeteve të Bob Ndërtuesit. Një ditëlindje e organizuar në kantierin e ndërtimit të Bobit!
View this post on Instagram